Emanuele Ndoj është lojtari më i ri i Ascolit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori shqiptar, ka  nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri me 30 qershor 2026.

“Ascoli Calcio 1898 FC S.p.A. njofton blerjen e mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026, me një opsion për të vazhduar më tej”- shkruan klubi.

Ndoj është aktivizuar së fundmi te Latina në Serie C, ndërsa ka kontribuar edhe për Brescia e Catania.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb