Pas largimit nga Rijeka, Lindon Selahi nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë skuadrën e re.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, mesfushori shqiptar do të kalojë në Poloni, në radhët e Widzew Lodz, skuadër në të cilën luan edhe Juljan Shehu.
Edhe pse mungon zyrtarizimi, në dritë kanë dalë edhe detajet e marrëveshjes me Widzew Lodz. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me opsion zgjatjeje edhe për një tjetër.
Me shumë mundësi, Selahi do t’i bashkohet ekipit në kampin stërvitor në Opalenica, por është e vështirë të thuhet nëse ai do të jetë gati për ndeshjen miqësore të së mërkurës me Banik Ostrava. Lindon Selahi ka luajtur 4 ndeshje me Shqipërinë A.
(J.S/BalkanWeb)
