Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda së fundmi ka vendosur të bëjë një tatuazh. Ajo ka zgjedhur krahun si vendin e përshtatshëm për të pikturuar një shqiponjë, simbol i kombit dhe flamurit shqiptar.

Mesila ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve, kur ia ka treguar tatuazhin me shqiponjë kolegeve të saj në seancën e sotme. Në fotot e bëra nga gazetarja Marsela Karapanço, deputetja dukej shumë entuziaste.

Nuk dihet nëse është një tatoo permanent apo i përkohshëm, siç janë në modë në sezonin e verës, por me sa duket deputetja e PDIU-së ka dashur të tregojë se është patriote duke zgjedhur shqiponjën.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: