Tenisti spanjoll Rafael Nadal dhe ai rus Daniil Medvedev do të diskutojnë finalen e Australian Open. Në gjysmëfinalen e parë, Nadal triumfoi 3-1 ndaj italianit Matteo Berrettini.

Spanjolli fitoi 6-3 dhe 6-2 dy setet e para, ndërsa Berrettini rihapi ndeshjen pas triumfit 6-3 në setin e tretë. Gjithsesi, Nadal tregon forcën në setin e katërt, duke fituar 6-3.

Rafael Nadal e ka fituar vetëm një herë këtë turne, në vitin 2009 dhe tashmë synon triumfin nr.21 në një grand slam, që do të ishte rekord. Edhe Federer me Djokovic kanë fituar nga 20 grand slam.

Edhe gjysmëfinalja tjetër përfundoi 3-1. Rusi Medvedev, numri 2 në botë, triumfoi ndaj grekut Tsitsipas. Seti i parë u fitua me shumë vështirësi nga Medvedev 7-6, të dytin e mori greku 6-4, pastaj rusi fitoi dy të tjerët 6-4 dhe 6-1.

Në finalen që do të luhet të dielën në Melbourne, pritet një përballje e fortë. Nëse triumfon Medvedev, bëhet numri 1 në botë, duke zbritur nga froni Djokovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb