Një nga kandidatët republikanë për president, Donald Tramp, ka origjinë gjermane. Kështu thotë një dokumentar i bërë së fundi, sipas të cilit qyteti i vogël me 1200 banorë Kallstadt është vendi i origjinës së Trampit.

Dokumentari titullohet “Mbretërit e Kallstadt” dhe eksploron rrënjët modeste të famës së familjes Trump duke ia lënë konkluzionet vetë shikuesve.

Kallstadt krenohet për verën dhe kuzhinën e tij lokale, por lidhja e tij me një prej
andidatëve më polarizues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një emocion i përzier për banorët.

Disa familjarë të largët vazhdojnë të jetojnë në qytezën ku gjyshi i Donald Trump ka lindur dhe shpresojnë se biri i famshëm ndonjë ditë do të ndalet në Kallstadt.

Gjyshi i Trump, Frederiku, u largua nga Kallstadt në vitin 1885 dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Nga Nju Jorku ai iu drejtua më pas Kanadasë Veriperëndimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: