ARGJENTINA – Pijet dhe ushqimet që nuk u konsumuan në dasmën e Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzo do të dhurohen për organizatat bamirëse përmes Bankës Ushqimore të Rosarios në Argjentinë.

Kështu së paku ka pohuar drejtori ekzekutiv Pablo Algrain, i cili bërë realitet dëshirën e yllit argjentinasit.“Organizatorët e dasmës arritën në depo dhe morën të gjitha ato që kishin mbetur prej dasmës dhe u shpërndanë për organizatat bamirëse”, tha Algrain.
Foto nga muaji i mjaltit

Ndërsa pijet alkoolike nuk janë shpërndarë pasi ato janë shndërruar në para, të cilat do të dhurohen për personat në nevojë. Ylli i Barcëlonës lidhi kurorë me të dashurën e tij të përjetshme, Antonella Roccuzzo më 30 qershor në një dasmë përrallore me 260 të ftuar në Argjentinë.
(er.cu/BalkanWeb)
