Lionel Messi duket sikur rilind sa herë luan për Kombëtaren. Argjentina triumfoi 2-0 ndaj Australisë në Workers’ Stadium (Beijing), në një sfidë miqësore.

Protagonist absolut në këtë takim ishte Messi, i cili realizoi një gol fantastik që në minutën e parë. Goli i sigurisë për argjentinasit mban firmën e Pezzellas, në minutën e 68-të.

Messi me shokë kanë në program një tjetër miqësore me 19 qershor. Bëhet fjalë për takimin me Indonesinë, që do të luhet në Stadion Utama Gelora Bung Karno (Jakarta).

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: