Lionel Messi ka hyrë në vitet e fundit të karrierës së tij pasi argjentinasi në qershor do të mbushë 31-vjeç. Ashtu si çdo futbollist tjetër edhe për ‘pleshtin’ është e pashmangshme ‘varja e këpucëve në gozhdë’ pasi mosha bën të veten.
4A58070C00000578-5517825-Messi_was_speaking_during_an_appearance_on_America_TV_s_La_Corni-a-20_1521462582483
Duke folur për emisionin La Cornisa, ai shprehet: “Të gjithë thonë se është shumë e vështirë dhe nuk kam dyshime për këtë.

“Është shumë e vështirë të mos kesh rutinën e stërvitjes, lojës. Nuk e di se çfarë do të bëj apo ku do të rri.

“Dua të bëj të gjitha gjërat që nuk mund t’i bëj. Por sinqerisht, nuk e di se çfarë do të bëj.”

Gjithsesi, megjithëse ka hyrë në të 30-at, Messi nuk duket se ka ndërmend të ulë ritmin në të ardhmen e afërt të paktën. Ai ka vazhduar ecurinë e mirë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbao, ku shënoi edhe golin e 25-të në La Liga.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb