Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në News24, ka komentuar mbi ngjarjet e fundit që lidhen me sulmin ndaj televizionit, duke e cilësuar një zhvillim dramatik dhe me pasoja për të ardhmen e medias në Shqipëri.

“News24 ka qenë një dritare e hapur ku kemi folur për afera korruptive, lidhje të grupeve kriminale dhe kemi bërë transparencë. Është transmetuar zëri i qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare. Është keqardhje e madhe për këto kushte që ndodhën dhe ajo që pritet për mediat e tjera është edhe më e rëndë,” tha Bushkolaj.

Ai e përshkroi si të tmerrshme skenën e ndërhyrjes së forcave të rendit:
“Është e tmerrshme të shikoje si forcat e policisë dhe ato të ushtrisë mësynë në ambientet e News24.”

Në fund, gazetari paralajmëroi për pasojat që sjell shkelja e ligjit nga vetë shteti: “Jemi në kushtet kur shteti po operon si palë. Shkelja e vendimeve të gjykatave është edhe më e rëndë dhe e bën vendin më të pasigurtë nesër.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb