Presidenti i PL, Ilir Meta ka denoncuar projektin TID në Durrës si mekanizëm që sipas tij, grabit pronat e qytetarëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta i është referuar fjalës që mbajti në foltoren e opozitës para Kryeministrisë, një prej banorëve durrsakë, ish-kampioni i atletikës, Adriatik Hoxha.

Meta thekson se është me rëndësi të mbrohet interesi publik dhe e ardhmja e qytetit bregdetar dhe turistik.

“Sot, Durrësi nuk është thjesht një qytet që përmbytet nga korrupsioni, por një qytet që po grabitet dhe po plaçkitet hapur e pa mëshirë nga banditët e “Rilindjes”. Një qytet ku pronat e qytetarëve rrëmbehen dhe vidhen përmes projekteve grabitqare si TID, ndërsa Edi Rama ua ka lënë pushtetin bandave dhe karteleve të drogës, që po i marrin frymën dhe po e shkatërrojnë Durrësin”, thekson Meta.

Reagimi i Metës
Durrësi foli sonte në shesh me zërin e dinjitetit dhe të guximit. Foli me zërin e një kampioni të vërtetë, jo vetëm të atletikës sonë kombëtare, por edhe të qytetarisë durrsake, Z. Adriatik Hoxha, i cili me zë të lartë dhe fort, bëri apelin dhe theksoi domosdoshmërinë jetike për të mbrojtur interesin publik dhe të ardhmen e një qyteti simbol të turizmit, historisë dhe kulturës shqiptare.

Sot, Durrësi nuk është thjesht një qytet që përmbytet nga korrupsioni, por një qytet që po grabitet dhe po plaçkitet hapur e pa mëshirë nga banditët e “Rilindjes”.

Një qytet ku pronat e qytetarëve rrëmbehen dhe vidhen përmes projekteve grabitqare si TID, ndërsa Edi Rama ua ka lënë pushtetin bandave dhe karteleve të drogës, që po i marrin frymën dhe po e shkatërrojnë Durrësin.

Por Durrësi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë i tyre. Durrësi do të jetë përjetë i qytetarëve të ndershëm dhe duhet çliruar patjeter nga bandat dhe narkotrafikantët. Më 28 shkurt, Durrësi do ta thotë edhe më fort fjalën e tij ne sheshin e protestes se lirise dhe clirimit nga banda mafioze ne pushtet. Në protestën kombëtare të 28 shkurtit në Tiranë, Durrësi do të jetë në ballë të saj, për dinjitetin, për pronën, për qytetin dhe për të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb