Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca në lidhje me rekursin e bërë nga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masë së sigurisë.

Meta ndodhet prej 21 tetorit në qeli, ndërsa në vijimësi ka kërkuar nga 313 ku edhe ndodhet, lirinë. Megjithatë prokurorët pretendojnë se duhet të mbahet nën masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga vendimi i marrë sot nga Gjykata e Lartë varet edhe fati i Partisë së Lirisë, parti që ai e drejton tashmë nga qelia.

Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Meta ka kërkuar të lërë qelinë edhe në Apelin e Posaçëm, por ankimimet e tij janë rrëzuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb