Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Opinion” ka treguar mbi eksperiencën e ngjitjeve në zonat malore të Shqipërisë.
I pyetur nëse dëshironte të ngjitej së bashku me kryeministrin në një majë të Shqipërisë, kreu i shtetit deklaroi se është i gatshëm, por u shpreh se Ramës i pëlqen më shumë deti. Mes tjerash presidenti shtoi disa nga vendet se ku do të ngjitej me kryeministrin e vendit Edi Ramën.
“Me kënaqësinë më të madhe, por është shumë i dhënë pas detit. Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj”, tha Meta.
Pjesë nga intervista:
Thatë që mund të bëni ose të planifikoni një ngjitje, një ecje të gjatë edhe me Kryeministrin e Kosovës, i cili po ashtu është shumë i pasionuar pas këtyre. Kryeministrin e Shqipërisë e keni ftuar ndonjëherë?
-Me kënaqësinë me të madhe, por është shumë i dhënë pas detit…
Ku do të doje të ecje me Ramën për shembull, në cilën zonë?
-Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj.
Këto zonat e jugut po i zgjedh në raport më pëlqimin e tij më duket më shumë sesa me tuajin?
-Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug.
