Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar sot për vizitë ngushëllimi te Presidenti i PL-së, Ilir Meta.
Ky i fundit po mban vizita ngushëlluese për humbjen e babait të tij të ndjerë, Rexhep Meta, që u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Homazhet po mbahen te Rogner nga ora 09:00 deri në 21:00. Siç shihet nga pamjet, në pritjen për ngushëllim te Meta ka shkuar kryetari i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
