TIRANE- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai e nisi vizitën e tij me takimin me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Pas takimit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kreu i Kuvendit, Meta u shpreh se në takim, u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy qeverive.
“Institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë në rrugën drejt integrimit. Diskutuam për integrimin e kosovës në organizatat e sigurisë”.
Meta u shpreh se “mbështesim miratimin pa ekuivok të marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e ZI, per të përfituar liberalizimin e vizave dhe për të ecur në rrugën e integrimit europian të Kosovës, por edhe për të përfunduar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ne mbështesim integrimin europian të Kosovës, e kemi për detyrë dhe ky është interesi i të gjithë shqiptarëve. Kemi edhe një argument tjetër, ne pa Kosovën nuk mund të kishim vajtur ne europianin e Francës. T’i jepet fund një lloj stanjacioni atje dhe mendoj se do të marrë fund ky stanjacion shpresoj me marrëveshjen e demakracionit me Malin e Zi. Dhe e dyta për të zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave. Kemi vlerësuar mjaft sjelljet e përgjegjshme të udhëheqjes dhe insititucioneve të Kosvës për të mos rënë pre e provokimeve siç ishin ato të trenit apo të murit në Mitrovicë”, tha Meta. “Jemi të bindur se dialogu me Serbinë duhet patjetër të mbështetet nga të gjithë Shprehim keqardhjen për ndalimin e papranueshëm të Ramush Haradinajt në Francë”.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se Kosova është e vendosur në rruën e integrimit euroatlantik.
“Kjo është vizita ime e dytë zyrtare në Shqipëri. Kam ardhur këtu 3 ditë pas përvjetorit të 9 të Kosovës, për të shprehur falënderime për institucionet e Shqipërisë ndaj nesh. Shqipëria dhe Kosova kanë perspektivë të qartë euroatlantike. Shqipëria është përkrahëse në çdo proces të Kosovës në këtë drejtim. Jemi shumë falënderues për këtë përkrahje. Ndjekim me interes rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Dhe vlerësojmë përpjekjet në këtë drejtim. Duam të mësojmë nga gabimet e Shqipërisë, dhe të ecim edhe me ndihmën tuaj në rrugën drejt integrimit. Në rrugëtimin tonë integrues, procesi euroatlantik është prioritet i yni. Do të vazhdojmë në përmbushjen e çdo detyrimi në këtë drejtim, përfshirë edhe çështjen e demarkacionit. Shpresojmë dhe besojmë se edhe partnerët tanë, veçanërisht europiane, do ta bëjnë të drejtë rrugëtimin tonë në BE”, tha Veseli.
Pas takimit me Kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, do të pritet në takime të veçanta nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore, Presidenti Bujar Nishani, dhe kryeministri Edi Rama, dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
(el.sp/BalkanWeb)
