Meta mund të mbyllë Facebook dhe Instagram në Evropë nëse mosmarrëveshja për të dhënat personale nuk zgjidhet.

Ky është skenari i transmetuar nga Mark Zuckerberg në raportin vjetor të kompanisë.

Në qendër të konfliktit është përpunimi i të dhënave personale. Nëse Metës nuk i jepet mundësia për të transferuar, ruajtur dhe përdorur të dhënat e përdoruesve të saj evropianë në serverët amerikanë, atëherë gjigandi mund të detyrohet të mbyllë disa nga aktivitetet e tij në BE.

Referuar seancës gjyqësore më 10 shtator në Irlandë, kompania ka dorëzuar një deklaratë vullnetare nën betim, me fakte të shkruara në Gjykatën e Lartë.

Facebook ka sfiduar një urdhër preliminar të lëshuar më herët këtë muaj nga institucioni monitorues i të dhënave private në Irlandë, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), që kishte kërcënuar Facebook-un nga transferimi i të dhënave të BE-së për në SHBA nga shqetësimi i privatësisë.

“Ne nuk kemi absolutisht asnjë dëshirë dhe asnjë plan për t’u tërhequr nga Europa”, tha një zëdhënës i Metës, kompania që ka Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Kompanitë kryesore kanë nevojë për rregulla të qarta dhe globale për të mbrojtur të dhënat nga Europa në SHBA, dhe si më shumë se 70 kompani të tjera, në një gamë të gjerë sektorësh, teksa situata evoluon, ne po monitorojmë nga afër ndikimin e mundshëm në operacionet tona evropiane.”

‘Meta’, si shumë kompani të tjera, organizata dhe shërbime të tjera – shton zëdhënësi i kompanisë – bazohet në transferimin e të dhënave midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për të ofruar shërbime globale. Ashtu si kompanitë e tjera, ne ndjekim rregullat evropiane dhe mbështetemi në klauzola standarde kontraktuale dhe në masat adekuate të mbrojtjes së të dhënave”.

“Në rast se ndalohet plotësisht transferimi i të dhënave në SHBA, siç duket se ka propozuar DPC-ja, nuk është e qartë se si aplikuesi, në këto rrethana, do të mund të ofronte shërbimet e Facebook-ut dhe Instagramit në BE”, ka thënë Yvonne Cunnane, kreu i mbrojtjes së të dhënave të Facebook-ut në Irlandë, duke shtuar se Facebooku ka 410 milionë përdorues aktivë në Evropë.

“Mungesa e një bartje të dhënave ndërkombëtare në mënyrë të sigurtë dhe të ligjshme, do të përbënte dëme financiare, pikërisht në kohën kur po shikojmë të rikuperohemi nga COVID-19”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb