Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se i beson deklaratës së Ilir Metës se nuk do të bashkëpunojë me Edi Ramën.

Ajo preku edhe bojkotin e zgjedhjeve dhe djegien e mandateve, ku tha se kryeministri Edi Rama përfitoi dhe mori në dorë të gjithë mekanizmat për ta vënë Kosovën në situatë të vështirë.

Kryemadhi: E besoj këtë deklaratë është politikan që për çështje kombëtare shpesh i është quajtur pikë e dobët. Thonë pse u bë me PD në 209 nëse nuk do të bëhej do rrinim ambasadave për viza dhe do i hipnim gomoneve si sot.
Në 2013 ishin 3 ligje që hapën rrugën për marrjen e statusit kandidat.
Ramës nuk i intereson hapja e negociatave. meta nuk bashkëpunon më me Ramë, mund të mos jetë çun modern të veshi çitjane si Rama por është patriot. Një nga arsyet për nervozizmin me ne si opozitë ishte bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve jo për pushtetin e opozitës por për dhënien ne mekanizmave Ramës që të vendoste në pozita të vështira Kosovën, ndryshimi i kufijve Open Ballkan dhe vendosjen e shtetit shqiptar në kompani serbe për Rusinë. Serbia do të mbetet dashnore e Rusisë, e cila kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Rama përfitoi nga idjotësia ime dhe ligësia e Bashës që i dhamë armët të kryeqëzonte Kosovën. Sot kemi një dominancë të Rusisë në rajon dhe Shqipëri. Rasti i reporterëve në Gramsh tregon sa këmbëkryq janë ulur jo vetëm rusët.

Nisida Tufa: Ç’mund të thoni për takimin e kreut të Partisë së Lirisë me ambasadoren Yuri Kim?

Kryemadhi: Unë nuk kam qenë në takim. Në dijeninë time ka qenë një takim mbi dy orë. Di të them që në takime të tilla me të huajt, Ilir Meta është shumë interesant, më i vërtetë se në media, më realist dhe më në këmbë në tonë dhe prodhon stabilitet në rajon dhe të gjithë partnerët e kanë parë Metë si njeriun e gjetjes së balancave. Ambasadorja Kim e ka bërë të qartë pozicionin e saj dhe ne nuk duhet të shkojmë pas politikës së Edi Ramës. Ne kemi një objektiv integrimin në BE, SHBA e ka bërë të qartë se e sponsorizon fort integrimin e vendit. Marrëdhëniet e opozitës me partnerë strategjikë, nuk janë individuale, janë midis institucione dhe duam apo jo janë për të vlerësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb