“Unioni i Gazetarëve Shqiptare” organizoi dje ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetarët. Në këtë aktivitet çmimi i “karrierës” iu akordua gazetarit sportiv, Ahmet Shqarri, çmimi që iu dorëzua nga Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të unionit të gazetarëve nga qytetet si Elbasani, Fieri, Gjirokastra dhe Shkodra.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë” organizon përvit veprimtarinë për ndarjen e çmimeve vjetore: Çmimet “Karriera”, “Raportimi me i mire i vitit”, “Reporteri i Vitit” dhe fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta” për gazetarë të ekonomisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: