Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Monika Kryemadhi u pyet lidhur me gjyqin e Ilir Metës, teksa ndodhet i arrestuar prej më shumë se 1 viti e gjysmë tanimë.
Gjatë intervistës në studio, Kryemadhi u shpreh është paragjykuar, por pavarësisht kësaj nuk ka zgjedhur të bëjë rolin e viktimës.
Erl Murati: A jeni ndjerë e gjykuar gjatë gjithë këtyre javëve që shoku juaj i jetës gjendet në izolim dhe ju keni nisur jetën tuaj në mënyrë më spektakolare. Ka njëlloj përplasje imazhi, një ish-president, ish -kryeministër në izolim dhe ish bashkëshortja e tij ka rilindur… Për shkak të viteve që njihemi ma lejo, më erdhën në mendje poezi një varg, që thotë: “në orën 6 ai u var, në orën 7 e kallën në varr; në orën 8 ajo që e deshte pinte verë të kuqe dhe qeshte”.
Kryemadhi: Këto vargje nuk kanë lidhje me mua, por me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë kur qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës. Unë jetën do ta vazhdoj Erli sepse do ushqehem do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë nuk e dija që qenka kaq e përdale…Dhe unë i kam thënë unë kurv nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10 % e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti…”, tha ajo.
