SHBA- Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në  presidence me ish-kreun e bashkisë së New York-ut Rudy Giuliani.

Meta ka publikuar një foto me Giulianin në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa thotë se i ka shprehur ndjenjat më pozitive për shqiptarët që jetojnë në SHBA.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot Rudy Giuliani, kryebashkiakun që ka lënë më shumë gjurmë në qytetin e New York, i cili ndër të tjera më shprehu ndjenjat më pozitive për shqiptarët e New Yorku-t dhe të gjithë Amerikës.????”, shkruan Meta.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: