Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur sot në lidhje me rolin dhe qëndrimin e presidentit Ilir Meta për krizën politikë në vendin dhe për faktin nëse ky i fundit po luan rolin e kreut të opozitës.

Basha theksoi se Meta do të ishte kreu i opozitës për sa kohë ai do të kishte marrë rolin e presidentit. Sipas Bashës, Meta është në rolin e tij.

“Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë, ndaj nuk mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve. Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë. Këto janë llogaritë e grupit të strukturat të Ramës. Pse duhet Rama t’i paguaj një pensioni 100 mijë lekë për 6 muaj, apo një të papuni?! Kjo është llogaria e Edi Ramës, që ta çojë gjendjen sa më keq, që të shpërndajë ndihma me pikatore. Ato lekë i do që të blejë dinjitetin e shqiptarëve. Është një kolaps, një vend pa institucione, republike pa institucione. Fati i shqiptarëve ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh. Ditë për ditë përdridhen dhe i grabisin popullit miliona euro.”, pohoi ai.

Mes të tjerash Basha tha se të gjitha koncesionet e paligjshme do të anulohen.

“Çdo kontratë e lidhur në thyerje të ligjit, është e pavlefshme, me efekt prapaveprues. Kemi një plan që e kemi detajuar para disa kohës para mediave. Brenda javës së ardhshme do ta shpalosim hap pas hap këtë plan. Nga kriteret që do të ndiqen për çdo kontrate e deri tek mekanizmi i anulimit dhe vënien para përgjegjësive të autorëve.”, theksoi Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: