Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe deputetët Erisa Xhixho e Petrit Vasili kanë vizituar sot presidentin e PL Ilir Meta në burgun 313.

Prej muajsh Meta ndodhet në qeli, ndërsa po përballet me akuzat e SPAK për tre çështje korrupsioni: për dosjen e njohur si “CEZ-DIA”, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen që SPAK e identifikon me inicialet S.M, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb