Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ripërsëritur mesazhin e tij për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet për Reformën ën Drejtësi.

Meta thotë se implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Presidenti sot tha se pret të hënën një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi pasi Komisioni i Venecias publikoi draft- opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

 

 

STATUSI NGA ILIR META

I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve.

Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb