TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nuk shquhej për selfie, por tashmë që teknologjia ka përparuar dhe mund të përdorësh një shkop statik për të realizuar një tç tillë, edhe Meta ia ka arritur qëllimit.

Gjatë ndalesës së radhës në qytetin Elbasanit ku u prezantua Qazim Sejdini, kreu i LSI-së nuk i ka besuar njeriu për të bërë foto, por ka përdorur shkopin e selfies, që ndryshe quhet “shkopi magjik” për të bërë një foto selfie, me të rinjtë simpatizantë të tij.

Ky shkop është cilësuar si një ndër shpikjet më të mëdha të vitit 2014, pasi të lejon t’i bësh një foto vetes nga larg, duke mbajtur aparatin fotografik të palëvizur.

Selfie-t janë përdorur gjerësisht nga krerët politikë të vendit, veçanërisht nga kryeministri Edi Rama. E me sa duket kreu i LSI-së ka vendosur të shkojë në këtë rrugë veçanërisht tani në prag, fushate ku takimet e tij do jenë të shumta.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: