Presidenti Ilir Meta ka thënë gjatë një konference për shtyp se shqetësimi i vetëm i tij janë 15 kushtet dhe koha që po vrapon.

Meta tha se negociatat do të hapen më shpejt kur të respektohet Kushtetuta, madje ku të respektohet nga shqiptarët ashtu siç e respektojnë vetë gjermanët.

 

 

”Shqetësimi është që koha po vrapon. Dhe kemi kushte për të plotësuar. Ky duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari të Shqipërisë, dhe të interesit publik. Duhet të nxitojmë për të plotësuar 15 kushtet. Pas 2 orësh do bëjmë publik planin e propozuar nga qeveria dhe posaçërisht nga Ministria për Europën.

Nuk kam asnjë koment. Sepse mendoj që çdo qytetar i Shqipërisë duhet të dijë Kushtetutën e Shqipërisë.

Do na i çelin negociatat me shpejtësi kur të shohin që respektojmë Kushtetutën.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb