Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në Festën Kombëtare të Greqisë, me ftesë të Ambasadores, Konstantina Kamitsi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thekson se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve duhet të zhvillohet edhe më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.

MESAZHI I METËS
🇦🇱🤝🇬🇷 Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë mbrëmë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë, me ftesë të Ambasadores, Konstantina Kamitsi.
Forcimi i marrëdhënieve shumë të mira dhe tradicionale, partneriteti strategjik mes dy vendeve, si dhe pasurimi i raporteve mes popujve tanë, veçanërisht në dobi të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri, duhet të zhvillohen më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta.
Ambasadorja Kamitsi mbetet një mbështetëse e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendit tonë.
Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj, ndaj duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb