Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën për mediat u pyet për aferën e inceneratorëve.

Meta u shpreh se SPAK duhet të përgjigjet se ku shkruan 60 milionë euro të Inceneratorit të Tiranës, që i përmendi Ahmetaj në intervistën e dhënë.

Pyetje: Unë dua të pyes për një çështje të fundit, pasi SPAK i ka komunikuar zyrtarisht akuzat, ish-ministrit Arben Ahmetaj, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për çështjen e inceneratorëve. Duke qenë se kjo çështje është denoncuar shpesh herë nga opozita, nga ju vetë, për atë që e cilësoni si afera e djegësave, si e cilësoni ju të gjithe procesin hetimor nga SPAK. A jeni ju i kënaqur me këto rezultate? Faleminderit.

Përgjigje: Së pari nuk i kam ndjekur këto lajmet sot, sepse kam qenë në disa angazhime. Kam uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman për rizgjedhjen e tij, dhe njëkohësisht kam shprehur keqardhjen që nuk kam marrë pjesë në iftarin e shtruar prej tij.

Kjo sepse kam qenë në Azerbajxhan. Por padyshim që i kam uruar atij dhe gjithë besimtarëve, argjërim të pranuar dhe që lutjet e tyre të dëgjohen.

Sakrificat e tyre të shpërblehen, në këtë Muaj të Madhnueshëm. Dhe e kam falenderuar për punën e shkëlqyer që bën ky komunitet, në bashkëpunim dhe me gjithë komunitetet e tjera në vend.

Për të forcuar vlerat e familjes shqiptare, edhe të shoqërisë sonë, e sidomos për frymën e mrekullueshme të bashkëjetesës, e cila duhet të mbetet e pacënuar siç na e kanë lënë amanet të parët, siç na e kanë lënë amanet edhe ata klerikë.

Ata të cilët luajtën atë rol kyç, për pavarësinë e Shqiëprisë dhe formimin e shtetit tonë.

Ndërsa për çështjn e konkrete që pyetët ju, jo vetëm mars, por çdo muaj të vitit nuk do i shmangem asnjëherë pyetjeve tuaja. Ne prisnim ndonjë zhvillim për sa i takon akuzave ndaj ish-ministrit Ahmetaj, lidhur me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, që janë bërë publike.

Prisnim ndonjë rezultat për ato 60 milionë euro që sipas tij, që pasdyshim ka pasur dijeni të plotë, sepse ka qenë numri dy i qeverisë dhe i financave, se ku kanë shkuar ato 60 milionë euro?

Që do të llahtariseshin dhe shqiptarët sipas tij, kur të merrnin vesh. Dhe natyrisht të gjithë presin veprime konkrete, që ndalojnë këtë aferë mafioze.

Ka sjellë dhe sjell dëme çdo sekondë për qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: