Analisti Ben Andoni, në një intervistë më Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, komentoi “sulmet” e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Andoni theksoi se Meta ndjen se nuk po përfillet më si dikur. Ai shton se njerëzit në parti duhet ta këshillonin ish-presidentin në fjalimet e tij, me qëllim që të mund të mbajë staturën i takon, pasi ka qenë kreu i shtetit shqiptar.

AK duhet të çonte përpara shumë çështje. Meta duket në situatë të vështirë, e para për shkak të firos së madhe të partisë së tij dhe paqartësisë së pozicionit të tij. Koha do të tregojë shumë gjëra të tjera. Meta bën këto deklarata nga partia e tij, ku nuk pyet askënd, kështu vepron edhe Berisha dhe pak a shumë edhe Rama.

Shqipëria duhet të ketë ligj të ri për partitë politike, me qëllim që të ketë rotacione në parti, ku të bëhen publike ku merren financat etj. Duke qenë se Meta nuk përfillet thuajse nga askush, duket sikur ka dalë nga shinat. Mendoj se nëse do kishte njerëz realë në Partinë e Lirisë, do ta kishin këshilluar që të mbante staturën e tij dhe mos ulte logon e partisë në këtë nivel”, deklaroi Andoni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb