Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë të cilët i janë bashkuar për herë të parë kësaj partie.

Meta u shpreh se regjimi i qeverisë në pushtet synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi.

Ai ka shtuar se kjo qeveri kërkon të kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e korruptuar të Rilindjes, për mafian ndërkombëtare e atë rajonale.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që takohem me të gjithë ju. Jam i lumtur që ju vini sot këtu për herë të parë në një ditë të shënuar për kombin tonë që është 2 marsi, dita e Besëlidhjes së Lezhës. Por është edhe për mua një ditë edhe më e veçantë sepse 3 vjet më parë si president i Shqipërisë, populli i Shqipërisë, që unë e quaj populli 2 marsit, populli i Kushtetutës, populli i dinjitetit, populli i interesit kombëtar ju përgjigj thirrjes time si president në mënyrë të jashtëzakonshme. Në një manifestim për t’ju kundërvënë këtij regjimi i cili synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi dhe kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e korruptuar të Rilindjes por jo vetëm për të por edhe për mafian ndërkombëtare, mafian rajonale prandaj nuk kujdesen aspak për të rinjtë dhe të rejat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: