Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar sot me qytetarët e njësisë nr.5 në kryeqytet, për të diskutuar për shqetësimet e tyre. Meta shprehet se “llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit”.

Postimi i plotë:

Një pasdite me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë për të folur sy më sy dhe dëgjuar nga pranë shqetësimet e tyre. Llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit. Partia e Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: