Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ish-Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Skënder Kërçukun.

Shoqëruar me një foto krah profesorit, ku shfaqen të dy me maskat anti-Covid, Kreu i Shtetit shpreh vlerësime për Kërçukun, teksa e cilëson atë me vlera të jashtëzakonshme.

“Kënaqësi të çmallesha sot me ish-Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Skënder Kërçukun. Një gjeneratë me vlera të jashtëzakonshme, që kurrë nuk mund të konsiderohet në pension. Dijet dhe përvoja e tyre i bën edhe më të kërkuar në këto kohë plot sfida për vendin. ???”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb