Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, feston sot 76-vjetorin e lindjes. Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se në këtë ditë të veçantë Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dekorojë Meidanin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Të njëjtat burime theksojnë se Meta vlerëson Meidanin për përgjegjësinë e lartë shtetërore të treguar si President, për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Siç thekojnë burimet, ceremonia e dekorimit bëhet me rastin e 76-vjetorit të lindjes së Rexhep Meidanit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb