Deputeti i PS, Erion Braçe, tha se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.

Ai theksoi se nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar.

“Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.

Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eskportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.

Ky është një nshqetëim i përsëritu. Por në qoftëse se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strutkturore të ekonomisë kombëtare.
Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar?
Unë mendoj që jo.”, tha Braçe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb