Gjykata e Posaçme cilësoi fajtor dhe dënoi përfundimisht me 6 vite burgim biznesmenin Pëllumb Gjoka. Ndaj tij rëndojnë akuzat për krijim të kushteve për të kryer vrasje, grup kriminal dhe korrupsion.

Për akuzën e armëmbajtjes pa leje, Gjoka mori pafajësi. Ardit Hasanbegaj ish-oficer policie u dënua me 5 vite burgim. Të dy u arrestuan në kuadër të aksionit të koduar Metamorfoza.

Gjoka dhe anëtarë të grupit kriminal Bajri po gjykohen me procedurë të zakonshme për akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: