Izet Mexhiti shpalli fitoren në komunën e Çairit që për këtë falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët. Mexhiti tha se në këto zgjedhje fituan shqiptarët, ndërkohë që tha se po pensionohet një klasë politike.

Ai kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit, ndërkohë ironizoi duke i uruar fitoren në Pllasnicë.

“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike shqiptare. Sot me zemrën plot krenari e mirënjohje dua të them me zë të lartë dhe të çartë, sonte fituan shqiptarët dhe sonte një klasë politike u pensionua. Urime fitorja, urime pensionimi kundërshtarëve politik”, tha Izet Mexhiti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: