Nga Zonja Katerina
Përberësit

500 gr mish derri, 1 spec të kuq, 1 spec të verdhë, 1 spec jeshil, 10 domate qershi, 1 filxhan bajame / arra, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, rigon.

Përgatitja

Në një tigan hedhim 3-4 lugë vaj ulliri dhe sapo vaji të ngrohet vendosim mishin e derrit të prerë në kubikë mesatare. E kaurdisim mishin për pak minuta dhe më pas e vendosim në një tavë ku shtojmë dhe përbërësit e tjerë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe rigon dhe e vendosim tavën në furrë për 20-25 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb