Brajan Gruda u largua nga Brighton, për t’u transferuar te Leipzig. Sulmuesi me origjinë shqiptare, në fjalët e para si lojtar i kësaj skuadre, nuk fshehu dot lumturinë. Gruda shprehet i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur, për vijimin e karrierës.
“Isha i vendosur të bashkohesha me RB Leipzig sapo u bë e qartë se një transferim dimëror ishte i mundur për mua. RB Leipzig nuk është vetëm një klub absolutisht i shkëlqyer në Gjermani, por stili i tyre i lojës më përshtatet gjithashtu në mënyrë të përkryer.
Ka pasur kontakte të rregullta midis meje dhe RB Leipzig në të kaluarën. Kjo më jep një ndjesi të mirë dhe tregon se klubi dhe menaxhmenti janë të bindur për aftësitë e mia dhe më duan vërtet në ekip. Prandaj jam edhe më i kënaqur që jam këtu tani.
Ndihem në formë të shkëlqyer, tashmë njoh shumë nga shokët e mi të rinj të ekipit nga kombëtarja dhe Bundesliga, dhe dua të ndihmoj që RB Leipzig të kthehet në Evropë. Mezi pres të dal në fushë me djemtë dhe të filloj. Sigurisht, i uroj Albion gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit”- tha Gruda.
