Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi deklaroi se që nga 4 nëntori kur edhe u arrestua, është trajtuar si kriminel nga Dhomat e Specializuara.

Ai tha se shtuar se krijimi i një tribunali etnik ndaj shqiptarëve ishte qëllim i Akademisë së Shkencave të Serbisë, duke shtuar se ajo u realizua.

“Unë mendoj se e gjithë akuza që ka të bëjë me mua dhe mendoj se janë procedurat të dhomave të specializuara. Këto procedura që janë ndjekur nga mëngjesi i 4 nëntorit dhe deri ditën e sotme i konsideroj që janë të përshtatshme për mua për faktin se unë ndihem krejt i pafajshëm. Asnjë arsye nuk ka pasur që të jem këtu. Për ish-Jugosllavinë ka qenë një tribunal, në atë tribunal ka pasur të akuzuar nga Kosova. Kam qenë dëshmitar në Tribunalin e Hagës, e kam thënë atë çka kam pasur. Po të kishte një fakt për të më inkriminuar, tribunali i Hagës do të më dënonte. E shoh këtë si përpjeje të fundit, më vjen keq që ta them, se në vitin 2006 Akademia e Shkencave të Serbisë e ka bërë këtë përpjekje. Pasi ishte pjesa kryesore e Tribunalit të Hagës, që të ndërtonte një tribunal dhe për Kosovën. Ia arriti qëllimit që të ndërtonte një tribunal etnik. S’besoj se nuk ka njeri, dhe një 30-vjeçar, që mos ta dijë se kush ka bërë krime në Kosovë. Kjo më dhemb shumë se është padrejtësi e madhe. Po i kuptoj ata njerëz, dhe këta këtu se si sillen me mua si të isha kriminel. Jam intelektual, arsimtar, dhe jam detyruar që të luftojë ndaj Serbisë. Ca më kanë bërë prej sot, duke mi lidh duart, duke më kundërshtuar 10 herë, këtë kurrë s’jam kam bërë. Keni procedura që mund të jenë të posaçme për kriminel, por jo për mua. Unë i kam shkruar 15 libra, dhe ndihem mirë. Por ndihem keq për padrejtësinë që jo pak, por tepër të madhe. Po e përfundoj; as kaq sa padrejtësi më keni bërë nga ora 6 e 4 nëntorit se kam merituar.”, tha Krasniqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb