Miami humbet një pjesë të historisë, edhe nëse lidhet me një të kaluar kriminale.

Në fakt, vila në Palm Island, një lagje luksoze në gjirin Biscayne të qytetit të Floridës, e cila i përkiste Al Capone ku jetoi dhe vdiq gangsteri, është prishur.

Përpjekjet e atyre që donin të ruanin pronën e stilit spanjoll të ndërtuar në vitin 1922 nga manjati i birrës Clarence Busch ishin të kota. Përfundimisht buldozerët e rrafshuan me tokë.

Sipas raporteve të mediave amerikane, duke cituar një zëdhënës të qeverisë së qytetit, para prishjes, Bordi i Ruajtjes Historike të Miami Beach po konsideronte t’i jepte shtëpisë përcaktimin e ‘shtëpisë historike’.

Megjithatë, hyrja në fuqi e një ligji të ri nënkuptonte se i njëjti bord nuk kishte autoritetin për të shqyrtuar praktikën pa pëlqimin e pronarit të vilës.

Shtëpia me shtatë dhoma, një pishinë, një plazh privat, ishte blerë nga disa zhvillues në vitin 2021 për 10.75 milionë dollarë dhe me synimin për të ndërtuar një vilë moderne dykatëshe me tetë dhoma gjumi, tetë banja, një sauna. dhe një banjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: