SPANJE – Michelle Obama duket se po e shijon lirinë pas mbarimit të mandatit të dytë të bashkëshortit të saj SI president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ish-Zonja e Parë na tregonte në çdo dalje të saj publike stilin e pagabueshëm që kishte në veshje.

Tashmë që vëmendja e mediave është larguar disi nga ata, Michelle ia lejon vetes të vishet si të dojë. Në pushime me Obamën, plazheve të Spanjës, Ajo është shfaqur me një fundtë gjatë, por me një të çarë anash dhe një kanatjere të shkurtër gjatë pushimeve të një nga plazhet e Spanjës.

Në pah i dilnin këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara. Michelle gjithmonë ka spikatur për format e saj dhe në këtë foto e dëshmon më së miri, që ajo ka një trup për t’u pasur zili.

Michelle Obama gjatë kohës që ishte Zonja e Parë e SHBA-së udhëhoqi një përpjekje mbarëkombëtare për të ulur ritmet e obezitetit tek fëmijët.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb