”Microsoft” thotë se ka anuluar një ndryshim të rrjetit për të cilin mendon se mund të jetë i lidhur me dhjetëra mijëra përdorues në mbarë botën që nuk janë në gjendje të kenë akses në shërbimet e tij, përfshirë Teams dhe Outlook, sipas BBC.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi më shumë se 5 000 persona në BM raportuan se emailet e Outlook nuk funksiononin sot në mëngjes.

Shërbime të tjera duke përfshirë Teams dhe Xbox Live u raportuan gjithashtu se nuk funksiononin.

Microsoft tha se disa përdorues kishin raportuar se problemi ishte adresuar.

“Ne po vazhdojmë të monitorojmë rikuperimin në të gjithë shërbimin,” tha ai.

Megjithëse disa përdorues ende raportojnë probleme te Downdetector, numri i përgjithshëm tani është në qindra dhe jo në mijëra në mbarë botën.

Kompania tha se po hetonte një problem me shërbimin e saj të kompjuterit cloud, Azure, që ndikonte në atë që e quajti “një nëngrup përdoruesish”.

”Eurostar”, për shembull, postoi në Twitter se kishte probleme me shërbimet e saj si rezultat i ndërprerjes që prek Azure – një rival i njohur i shërbimeve web të Amazon, dhe i përdorur nga shumë biznese të mëdha si për ruajtje ashtu edhe për llogaritje shtesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: