Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shprehur mirënjohjen për mijëra qytetarë që iu bashkuan protestës së opozitës zhvilluar këtë të shtunë para Kryeministrisë.

Gjithashtu Blushi thekson se protesta e sotme dha një mesazh të fortë dhe se tashmë ndryshimi i madh ka filluar.

Statusi:

Falenderime dhe mirënjohjen më të përzemërt për mijëra e mijëra burra e gra, djem e vajza nga Tirana dhe çdo qytet i Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora, për mesazhin e fuqishëm të shpresës dhe fitores që dhanë sot: Ndryshimi i Madh ka filluar!

Ndryshim me çdo çmim, përmes protestave dhe votës së lirë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb