“Në Shqipëri, gjatë protestave kundër politikave të Kryeministrit Edi Rama, pati përplasje me policinë”, shkruan transmetuesi publik i Austrisë, “Zeit im Bild”.
Përpara selisë së qeverisë, protestës së thirru nga kreu i opozitës dhe i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkuan qindra mijëra qytetarë me thirrjen “bashkë për të rrëzuar këtë qeveri”.
Gjatë protestës u hodh gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Qytetarët gjithashtu tentuan të thyenin kordonin e policisë përpara Parlamentit, duke hedhur në drejtim të policisë me gurë dhe diku i kthyer edhe gaz lotsjellësin që hidhej në drejtim të tyre.
Për të shpërndarë turmën policia përdori gjithashtu edhe ujë, bashkë me gaz lotsjellës.
