Protestat qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike kanë hyrë në ditën e 15-të, me mijëra qytetarë që u mblodhën këtë të diel para godinës së Kryeministrisë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik të vendit.

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Shqipëri e Re”, protestuesit vijuan mobilizimin që prej mbi dy javësh ka përfshirë kryeqytetin dhe zona të tjera të vendit.

Gjatë tubimit u panë flamuj kombëtarë shqiptarë, por edhe simbole të vendeve ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Veçanërisht të dukshëm ishin flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA, ndërsa një numër emigrantësh kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës.

Protesta nisi si kundërshtim ndaj projekteve turistike të planifikuara në bregdet, fillimisht në Zvërnec dhe më pas në Rrjoll. Banorët dhe aktivistët kanë ngritur shqetësime lidhur me mbrojtjen e pronës private, transparencën e investimeve strategjike dhe ndikimin e tyre në mjedis.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb