Gjermania është përfshirë nga protesta masive gjatë ditës. Rreth 200 mijë njerëz kanë protestuar në Mynih kundër autoriteteve iraniane. Demonstratat u zhvilluan paqësisht, ndërsa qytetarët kërkonin rënien e Republikës Islame, pas valës së dhunshme të protestave që kanë nisur që nga fundi i dhjetorit.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut në Iran, janë vrarë mijëra protestues atje.

Kujtojmë se javën e kaluar, rreth 10,000 njerëz u mblodhën në Berlin, sipas policisë gjermane , duke iu përgjigjur një thirrjeje nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, krahu politik i grupit opozitar në mërgim Muxhahedinët e Popullit të Iranit, të cilin Teherani e konsideron një organizatë “terroriste”.

Ndërsa gjatë ditës së sotme djali në mërgim i shahut të rrëzuar, Reza Pahlavi i bëri thirrje Donald Trump të “ndihmojë” popullin iranian, duke deklaruar se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund Republikës Islamike”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: