Porti i Durrësit i është përgjigjur kërkesës së BalkanWeb mbi operacionin e koduar “Ring” ku është sekuestruar një anije cisternë që transportonte 2275 ton naftë e cila vinte nga Libia.

Në reagim shpjegohet se në Portin e Durrësit nuk përpunohen anije hidrokarburesh dhe se anija transportonte hidrokarbure dhe si e tillë ishte parashikuar të përpunohej në facilitetet portuale private në Porto Romano, ku Autoriteti Portual Durrës nuk ushtron asnjë kompetencë.

Reagimi:
Në përgjigje të kërkesës Tuaj për informacioni, me nr. Prot. Nr. 42, dt. 15. 09.2022, bazuar në ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në lidhje me pyetjet e adresuara pranë Autoritetit Portual Durrës, ju informojmë se :

Në Portin e Durrësit nuk përpunohen anije hidrokarburesh. Anija në fjalë është anije që transportonte hidrokarbure dhe si e tillë ishte parashikuar të përpunohej në facilitetet portuale private në Porto Romano, ku Autoriteti Portual Durrës nuk ushtron asnjë kompetencë.
Gjatë ditës së hënë, dt. 12 shtator 2022, me kërkesë të organeve ligjzbatuese dhe në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare, APD ka mbështetur ekipet e organeve ligjzbatuese për mbarëvajtjen e veprimeve të tyre operacionale dhe tekniko-ligjore në kuadër të bllokimit të anijes në fjalë.
Lutem që për pyetjet tuaja, per sa i përket rrethanave të ngjarjes dhe veprimeve hetimore përkatese, t’i drejtoni pranë organeve kompetente, me konkretisht organeve të Prokurorisë, Policisë dhe doganave.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin dhe në përputhje me dispozitat e ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, shprehim gatishmërinë tonë nëse lind nevoja për sqarime të mëtejshme sa i takon Autoritetit Portual Durrës.

Pegjigja Porti
Pegjigja Porti

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb