Në lidhje me pretendimin e disa njerëzve që kanë mikroçipa në trupin e tyre dhe që kontrollen, gazetari Marsel Rupi i “Tak-Fak”, intervistoi Alfred Cakon, një personazh kontrovers për publikun shqiptar.

Cako beson se mikroçipat vendosen te njerëz të veçantë, në mënyrë që të survejohen gjatë gjithë kohës, por personat nuk e dinë që kanë një të tillë në trupin e tyre.

Alfred Cako: Nëpërmjet mikroçipave mund të kontrollohen njerëzit me ‘remote control’, të bëjë atë që ti dëshiron, duke të të komanduar si një robot nga larg. Këta vënë një çip për ta kontrolluar ku ndodhet personi në çdo moment, për të pasur dijeni, me çfarë merret, ku shkon, kë takon. Bëhet edhe për ta torturuar, I shkaktojnë zhurma në kokë. Ai survejohet, e bëjnë në mënyrë të atillë që mos ta kuptojë se është mikroçipuar dhe kjo bëhet në vende ku ai nuk mund ta kuptojë, si psh në dhëmballë brenda.

A janë këto ide konspirative apo probleme të shëndetit mendor. Gazetari Marsel Rupi intervistoi për këto pyetje psikiatrin Sadik Lala, i cili dha një përgjigje.

Sadik Lala: Rasti hipotetik në fjalë është padyshim një çrregullim delusional. Këta personazhe i kemi të disa llojeve, në varësi të ankesës, delusione të përndjekjes, të xhelozisë, janë një numër i madh delusionesh. Karakteresika kryesore nga psikozat e tjera, është se nuk dëmtohet funksionimi në komunikimin e zakonshëm pa u thelluar mirë me të. Në fillim kupton që ke të bësh me një njeri krejt normal. Por ama nuk mund ta bindësh se kjo nuk ka mundësi, e bën atë të jetë në një gjendje të çuditshme. Nëse ka çrregullime të sjelljes, siç mund të jenë halucinacionet, dëgjon zëra apo sheh figura, është bindja se diçka ka ndodhur me të. Teknikisht mund të ndodhë që një çip mund të instalohet, por duhen parë motivet.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb