TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin se kanë mbërritur në Shqipëri 375,000 doza të vaksinës Pfizer dhuratë e Bashkimit Europian.

Manastirliu shkruan se miku i mirë njihet në ditë të vështira dhe se kjo është një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira?
Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.
Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë ?? ? ??
#Vaksinohu
#VaksinatShpëtojnëJetë??”, shkruan Manastirliu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb