Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë nuk i kurseu batutat për mikun e tij, një nga organizatorët e këtij eventi, Simeonin. Ai tha se miku u tij shprehu dëshirën që viti tjetër të ishim më të ‘mëdhenj’, ndërsa shtoi se nëse nuk ndodh, do të jetë faji i tij.

“Falënderoj organizatorët dhe të gjithë ju që jeni mbledhur këtu. Mikut tim, dëshiroj që t’i tregoj një truk. Ai tha që ne duam të bëhemi më të mëdhenj vitin e ardhshëm. Dhe nëse nuk ndodh është faji i tij jo i imi.”, tha ai.

Mes humorit, Simeoni ia ktheu Ramës se; “Zoti kryeministër, e pranoj kritikën. Premtoj që do ta marr seriozisht”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: