Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli në konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i kuqezinjve në Singapor, ku preku tema të ndryshme.
“Këto janë situata të ndryshme nga 15 vjet më parë. Ne filluam 20 ditë më parë dhe skuadra po punon mirë. Modric do të jetë i rëndësishëm për ne; ai është një kampion dhe do të rrisë nivelin teknik.
Qëllimi është të kthehemi në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk do të jetë e lehtë sepse ka skuadra shumë të pajisura mirë dhe konkurruese.”
Merkato- Ekziston një sinergji totale me tregun e transferimeve dhe klubin, i cili po punon për të siguruar që ekipi të jetë konkurrues për të tre objektivat deri më 31 gusht”- tha Allegri para miqësoreve.
