Milan fitoi 2-3 ndaj Torinos, duke marrë një fitore të rëndësishme. Në Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i njohur, Arrigo Sacchi, bëri një koment për kuqezinjtë.
“Të qenit jashtë garave evropiane dhe Kupës së Italisë, nuk është një detaj, por një plus, kuqezinjtë mund të mbërrijnë më të freskët në pranverë, kur gjithçka të vendoset”.
Allegri- Allegri ka meritën që ka ndërtuar një projekt vetëm në pak muaj. Tani lojtarët dinë si të vuajnë dhe të lëvizin si një njësi”- tha ai.
